Politikani përdhunon katër vjeçaren, thotë se ajo e provokoi

Ndryshe

Politikani përdhunon katër vjeçaren, thotë se ajo e provokoi

Më: 14 shtator 2016 Në ora: 16:30
Richard Keenan

Ish kryetari i bashkisë Hubbard në Ohio, Richard Keenan, në mes të vitit 2010 dhe 2011, dyshohet për tetë akuza për përdhunim dhe 12 akuza për tentativë përdhunimi.

Keenan, i cili pretendon që ia “ka dedikuar jetën Jezusit”, dyshohet për sulm seksual ndaj një  katërvjeçareje dhe ka thënë që vogëlushja e ka provokuar atë.

Keenan ka qenë së fundmi në një spital psikiatrik pasi dëshironte të kryente vetëvrasje. Ai ia ka pranuar një punonjësi social që kishte filluar ta përdhunonte vogëlushen në shtator të vitit 2013, mirëpo që ajo e kishte provokuar.

Ai rrezikon burgim të përjetshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat