Fotografia që bëri miliona njerëz të qajnë

Ndryshe

Fotografia që bëri miliona njerëz të qajnë

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 10:16
Julie Apicella

Një fotografi përplot dhimbje dhe emocion, është publikuar në rrjetet sociale nga një nënë, vajza e së cilës i vdiq nga kanceri.

Saktësisht bëhet fjalë për britaniken Julie Apicella, e cila në Facebook, publikoi fotografinë e vajzës së saj derisa ishte gjallë, shkruan Metro.

Fotografia ishte shkrepur në shtator të vitit 2015, prandaj sa herë që nëna e saj e shikon, i sjell pikëllim edhe më të thellë pasi vajza e saj e sëmurë nga kanceri në veshkë,  shkonte në shkollë po atë ditë.

Image

Ndonëse ditët kishin kaluar, viti 2016 e zuri Julie Apicella të vetmuar pasi vajza e saj pas një viti kishte ndërruar jetë.

Natyrshëm nëna e saj Julie realizoi edhe një fotografi në po të njëjtin vënd ku vajza e saj ishte pozicionuar një vit më parë/

Por gjithçka është ndryshe, ngase vendi duket bosh, rrëfeu nëna britanike për publikun.

Kjo cilësohet si një nga fotografitë që ka prekur rëndë zemrat e të tjerëve, ku shoqërohej me mbishkrimin:

‘’Imagjinojeni nëse dita e parë e juaj e shkollës, do të ishte e fundit që do të fotografoje’’, kishte përfunduar nëna Julie, vajza e së cilës nuk mundi t’i mbijetoi sëmundjes së kancerit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat