Vdes gruaja më e moshuar shqiptare

Ndryshe

Vdes gruaja më e moshuar shqiptare

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 17:17
Qerime Ballabani

Gruaja më e vjetër në Shqipëri u nda nga jeta mesditën e së dielës, e rrethuar nga fëmijët e saj, nipërit dhe dy breza stërnipërish. Një familje e madhe për të cilën nënë Qerimja ishte e lumtur dhe falenderonte Zotin.

Qerime Ballabani, plot 115 vite jetë, ia dedikoi ato një ushqimi të shëndetshëm tërësisht shqiptar, siç është buka e misrit dhe dhalla.

Media  e intervistoi vetëm disa ditë më parë gruan më të moshuar në vend, duke përcjellë për të gjithë shqiptarët historinë e një jete të gjatë, të mbushur me mundime, por edhe me kënaqësinë që të fal një familje e madhe. 

E moshuara nga fshati Snosen i Gramshit nuk theu vetëm rekordet e moshës, por edhe të një kujtese të jashtëzakonshme që e shoqëroi deri ditën e fundit të jetës së saj të gjatë. 

Qerime Ballabani gjithë jetën e saj e kaloi shëndetshëm dhe vetem tre ditëve të fundit iu dorëzua shtratit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat