E çojnë foshnjën te një magjistare për t’ia hequr "syrin e keq", ja çka i ndodh vajzës

Ndryshe

E çojnë foshnjën te një magjistare për t’ia hequr "syrin e keq", ja çka i ndodh vajzës

Më: 5 tetor 2016 Në ora: 15:06
Prindërit

Një rit shtrigërie, ku dy prindër besonin se me të do largonin “syrin e keq” nga vajza e vogël, i kushtoi jetën Alaia Baque, një vogëlushe vetëm pesë muajshe, e cila pësoi tetë fraktura në kokë dhe hemorragji në njërin sy.

Ngjarja e rëndë nuk ka ndodhur në ndonjë fshat të Afrikës apo Azisë, por në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më konkretisht në New York.

Nëna e vogëlushes, Ysenia Sasso, 38 vjeçe, po hetohet nga policia për vrasje, bashkë me të shoqin Jorge Baque, 36 vjeç.

Ata thanë në polici se e kishin çuar vajzën e vogël te një magjistare, pasi të mërkurën e javës së kaluar, Alaia qante pa reshtur dhe villte, me shpresën se do t'ia largonin "syrin e keq".

Ata kishin vendosur një vezë në gjoksin e vajzës, më pas e kishin thyer dhe kishin parë që e verdha ishte e keqe. Një sinjal i keq që, sipas tyre, kërkonte një ndihmë speciale për të larguar “shpirtrat e këqinj” nga trupi i vogëlushes.

Kështu ata e çuan te një “magjistare”, ku gjatë një riti të zhvilluar prej saj, e mitura u rrotullua disa herë në dysheme dhe ju kryen veprime të tjera.

Në fund të këtij riti Alaia kishte dëmtime fizike, frakturë në kokë dhe hemorragji në njërin sy, duke krijuar dyshime se ishte goditur me objekte të forta.

Nga të dhënat paraprake nuk u mendua për vrasje, ndërsa nga rezultatet e autopsisë të zhvilluara nga Elmhurst Hospital Center në Queens, kanë nisur hetimet për vrasje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat