Vdes vogëlushi 2-muajsh, i ati e përplasi në mur

Ndryshe

Vdes vogëlushi 2-muajsh, i ati e përplasi në mur

Më: 7 tetor 2016 Në ora: 13:01
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Nottingham, ku nje vogëlush 2-muajsh, vdiq nga dëmtimi në tru pasi i ati e përplasi në mur.

Trupi i te voglit Eden Robinson u gjet nga mjekët në dhomën e babait të tij, Easton Robinson. Ai kishte dëmtim të trurit, gjakosje brenda të dy syve, nxirje në fytyrë, gjoks dhe këmbë.

Një fqinj i cili jetonte në katin e poshtëm, raportoi se dëgjoi një zhurmë nga 39-vjeçari, nga shtëpia e tij dhe një tingull angullitës disa minuta para se të vinte ambulanca.

Në spital doktorët ishin munduar ta bënin të reagonte zemrën e vogëlushit, por lëndimet e tij ishin të mëdha dhe s’mund të bëhej më asgjë për ta shpëtuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat