Tronditëse: Babai vret aksidentalisht djalin duke luajtur në supermarket

Ndryshe

Tronditëse: Babai vret aksidentalisht djalin duke luajtur në supermarket

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 07:49
Foto nga video

Disa pamje shqetësuese janë shpërndarë sot në internet ku një prind nga Kina duke luajtur me djalin e tij aksidentalisht i shkakton atij vdekjen.

Pamjet tregojnë babë e bir duke luajtur me njëri tjetrin por në një moment humbet kontrollin dhe bie mbi fëmijën .

Një pediatër ka treguar për mediat kineze se djali mund të ketë pësuar frakturë cervikale, pasi e gjithë pesha e trupit të burrit është ushtruar në pjesën e sipërme të trupit të djalit, sidomos në kokë dhe qafë.

Aksidenti tragjik është shpërndarë në internet për të paralajmëruar prindër të tjerë për rreziqet e luajtjes në këtë mënyrë me fëmijët e vegjël.

Edhe pse gruaja pranë tyre e ndihmon shpejt burrin të ngrihet, fatkeqësisht djaloshi kishte pësuar thyerje qafe dhe thuhet se ka ndërruar jetë më vonë në spital.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat