Humb fluturimin, godet me iPad në kokë nëpunësen e aeroportit

Ndryshe

Humb fluturimin, godet me iPad në kokë nëpunësen e aeroportit

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 20:54
Pamje nga video

Një nëpunëse e aeroportit është goditur në fytyrë me iPad, nga dy pasagjerë të cilët kishin humbur fluturimin e tyre.

Në videon e filmuar nga kamerat e sigurisë, mund të shihet se si një burrë sulmon gruan e cila mundohej t’ia shpjegonte rregullat e aviokompanisë.

Por momenti më shokues është ai kur burri kërcen rrethojën në mënyrë që ta ketë më të lehtë ta godas gruan, derisa një koleg i saj mundohet ta mbrojë.

Në ato momente shfaqet një pasagjer tjetër, i cili i del në ndihmë nëpunëses duke e goditur fort në kokë sulmuesin.

E gjithë kjo ngjarje e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në aeroportin ndërkombëtare Noi Bai në Hanoi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat