Në New York hapet panairi për fotografi

Ndryshe

Në New York hapet panairi për fotografi

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 13:41
Pamje nga panairi

Qytetarë të shumtë të New Yorkut kanë shfaqur interesimin e tyre për të vizituar panairin “PDN PhotoPlus Expo 2016” i cili po mbahet në qytetin e tyre dhe paraqet ngjarjen më të madhe të prezantimit të teknologjisë më të re për fotografinë.

Ky panairi ndërkombëtar është festivali më i madh i fotografisë dhe imazhit në Amerikën e Veriut, me pjesëmarrje të mbi 21.000 fotografëve profesionistë, entuziastëve të fotografisë dhe filmit, nxënësve dhe mësuesve nga e gjithë bota.

Panairi “PDN PhotoPlus Expo” mbahet që nga viti 1983 dhe përfshinë mbi 100 seminare edukative, orë mësimorë të fotografimit gjatë ecjes dhe orë mësimore “Master”, ndërkohë që mbi 250 ekspozues shfaqin mijëra produkte të fundit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat