Turistja franceze i ofron picë të pastrehut në New York, por s'mund ta imagjinonte kush ishte ai

Ndryshe

Turistja franceze i ofron picë të pastrehut në New York, por s'mund ta imagjinonte kush ishte ai

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 15:45
Pamje nga New York-u

Një turiste nga Franca, Karine Gombeau ishte në New York me pushime kur gjatë një shëtitjeje me partnerin e saj dhe djalin 15 vjeçar pa një burrë teksa po gërmonte në një nga koshat e plehrave të vendosura anash rrugës. E prekur në atë moment, ajo iu afrua “të pastrehut” dhe i ofroi një copë picë nga qesja e saj.

“Ai pyeti: Çfarë ka në qese? Unë u mundova t’i ktheja përgjigje në anglisht por përfundova duke i thënë fjalët gjysëm frëngjisht: Më vjen keq, por pica është e ftohtë-i thashë. Dhe ai m’u përgjigj: Faleminderit, zoti ju bekoftë.”

Por Karine nuk e kishte imagjinuar aspak se kush mund të ishte burri të cilit ajo i froi një copë picë, derisa dy ditë më vonë një punonjës i hotelit i tregoi asaj një foto në një gazetë, përkrah aktorit të famshëm Richard Gere.

Aksidentalisht, turistja franceze ishte bërë pjesë e filmit “ Time out of Mind”, ku Gere luan një nga rolet kryesore.

Por për Richard Gere dhe anëtarët e tjerë të stafit, ky moment është padyshim ilustrimi perfekt i mirësisë njerëzore.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat