3-vjeçari me sëmundjen e rrallë, nuk mund të ecë

Ndryshe

3-vjeçari me sëmundjen e rrallë, nuk mund të ecë

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 18:32
Foto

Një djalosh 3-vjeçar vuan nga një çrregullim gjenetik, që i shkakon ënjtje këmbës së tij dhe nuk e lejon të ecë. Akshaj Khandelwal ka sindromën e Klippel-Trenauneit (KTS), e cila prek një në 100,000 persona dhe nuk e lë atë të ecë duke i shkaktuar ënjtje të katërfishtë këmbës së tij.

Gjendja e rrallë e bëj që atij t’i gjakoset këmba nëse bën më shumë se disa hapa dhe për këtë ai nuk mund të shkojë vetë në shkollë.
Ai nuk është në dijeni për sëmundjen dhe beson se këmba e madhe është një dhuratë nga zoti dhe është me fat që e ka.

Njerëzit shpesh mbajnë distancë nga ai kur e shohin në atë gjendje sepse besojnë se është ngjitëse, duke e lënë kështu të frikësuar familjen e tij se do tallet nga fëmijët e tjerë kur të jetë pak më i rritur.

Por babai i tij Ankur, nga Dehli në Indi, beson se ai është akoma i vogël për të marrë vesh të vërtetën për gjendjen e tij, për të cilën nuk është gjendur akoma një kurë.
“Im bir nuk e di akoma në ç’gjendje është. Nuk duam ta bëjmë të ndihet keq”, tha babai i tij.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat