Për pak sa nuk u rrëmbye nga vala, teksa fotografonte një atraksion turistik

Ndryshe

Për pak sa nuk u rrëmbye nga vala, teksa fotografonte një atraksion turistik

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 20:41
Norman Ord

Norman Ord ka qenë në Merseyside të Anglisë duke e fotografuar një atraksion turistik, që duket sikur barkë piratësh, kur prapa tij është përplasur një valë e gjatë afro dhjetë metra.

Burri 59-vjeçar që ka qenë i fokusuar në kuadrin e aparatit, ka shpëtuar pa u lagur megjithëse uji i hedhur me fuqi ka mundur ta rrëmbejë teposhtë.

Këtë e ka fiksuar miku tij Jan Peddie, që e ka bërë fotografinë në momentin kritik.

“Sa herë që bie shi dhe deti trazohet, ne shkojmë që ta shohim varkën e piratëve, për të parë a e ka mbuluar uji dhe nëse gjithçka është në rregull. Por, unë nuk mendova se mund t’i ndodhte diçka mikut tim”, ka thënë Jad pasi e ka postuar fotografinë.

“Isha shumë i përqendruar se çfarë po ndodhë dhe as që e vërejta valën prapa. Kur i shikova fotografitë, u frikësova pak”, ka komentuar Norman për rastin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat