Kështjella e Drakulës, dy persona do të kalojnë këtu Halloween-in

Ndryshe

Kështjella e Drakulës, dy persona do të kalojnë këtu Halloween-in

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 17:19
Pamje nga video

31 tetori apo Festa e “Halloween”-it po afron.

Derisa shumë blejnë kostume dhe tentojnë të krijojnë skenare të frikshme për këtë natë, dikush duket se vërtetë do të kalojë një natë plot drithërima.

Këtë festë, dy fansa të vampirëve do të kalojë natën në “Kështjellën e Drakulës” në  Bran në Transilvani të Rumanisë.

Për herë të parë që nga viti 1948, ajo ka hapur dyert për personat që duan të kalojnë natën këtu.

Në këtë natë, të dy të përzgjedhurit do të flenë në arkivol të vërtetë dhe do të jenë krejtësisht të vetëm në kështjellë.

Thuhet se kjo kështjellë e ka inspiruar legjendën e Drakulës derisa qëndrimi këtu ka edhe disa rregulla në vetvete.

Disa nga rregullat përfshijnë që nuk duhen prekur enët e argjendit, nuk duhet të shikohen në pasqyrë dhe nuk duhet të ketë hudhra.

Askush nuk ka qëndruar në këtë kështjellë për 70 vjet.

E ndërtuar mes një pylli gjigant në mal, kështjella do t’i shoqërojë vizitorët me një melodi në sfond.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat