Çfarë guximi! Vajza 4 vjeçe ‘vë në rresht’ 6 qen Pit Bull!

Ndryshe

Çfarë guximi! Vajza 4 vjeçe ‘vë në rresht’ 6 qen Pit Bull!

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 09:50
Pamje nga videoja

Janë 6  qen Pit Bull dhe shumë të uritur, por “trajnerja” e tyre i ka edukuar mirë. Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme, nëse nuk do të ishte për moshën e personit për të cilin po flasim.

Ajo është 4 vjeç dhe si një lloj drejtueseje orkestre qëndron në këmbë përpara kafshëve të saj  dhe i urdhëron që të rrinë urtë, madje e bën këtë me një zë shumë të ëmbël.

Në momenti që të gjithë qentë janë të ulur përballë saj, vajza derdh në dysheme një kovë me ushqimin e qenve  dhe u thotë qenve “Ok djema, jeni gati? Jeni të uritur? Tre, dy, një… vazhdo!”.

Vetëm në këtë moment qentë i sulen ushqimit në mënyrë të kontrolluar. Një zë nga jashtë fushë, me shumë gjasa e ëma e vajzës, që është duke filmuar, komenton: «Gjashtë Pit Bull-ë meshkuj… ndokush do të thoshte është e pamundur. Por ata jetojnë dhe hanë bashkë. Ne jemi një familje. Dhe një vajzë 4 vjeçe është e zonja t’u thotë atyre, se çfarë të bëjnë dhe kur ta bëjnë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat