Historia tragjike e pesënjakeve Dionne në vitet 1930

Ndryshe

Historia tragjike e pesënjakeve Dionne në vitet 1930

Më: 30 tetor 2016 Në ora: 15:13
Foto

Në vitet 1930, lindja e binjakëve ishte e pabesueshme, sidomos nëse mbijetonin. Bota u befasua kur 5 vajza identike lindën 2 muaj para kohe dhe mbijetuan.  Diçka e tillë nuk ishte parë deri atëherë.

Annete, Cecile, Yvonne, Marie dhe Emilie Dionne lindën më 28 maj të vitit 1934 afër fshatit Corbeil, jo larg nga North Bay në Ontario.

Foshnjat u pritën nga Dr. Allan Roy Dafoe dhe me ndihmën e grave që dhuruan gjumësht gjiri dhe ndihmën e infermiereve të Kryqit të Kuq të Kanadasë, ata u bënë pesënjaket e para që mbijetuan. Ky fenomen u kthye në sensacion në vitet 1930.

Por pasi ata u rritën gjërat nuk shkuan mirë. 5 vajzat tërhoqën vëmendjen e qeverisë kur ishin pothuajse 4 muajshe.  Qeveria kanadeze ua mori prindërve pesënjaket me pretendimin se ato po shfrytëzoheshin. Edhe pse shëndeti i tyre ishte në rregull, vajzat u vendosën në një spital të ndërtuar enkas për ta, që i ngjante më shumë një parku të hapur për turistët. Vendi u quajt “Quintland” dhe kështu 5 vajzat u kthyen në atraksionin më të madh turistik të vendit dhe u vunë në dispozicion të publikut deri në moshën 9 vjeçare.

Në spital, nga ana tjetër ata ishin nën mbikëqyrjen dhe kujdesjen e një grupi infermierësh dhe mjekësh dhe i nënshtroheshin vazhdimisht ekzaminimeve shkencore. Ata vunë re ngjashmëri fizike, por ndryshime në personalitetin e secilës. Cecile, njëra nga motrat thuhet se mësoi fjalën “doktor” para se të thoshte “mami”.

Mes viteve 1934 dhe 1943, rreth 3 milionë njerëz vizituan “Quintland”. Vajzat ekspozoheshin 3 herë në ditë parapa një ekrani xhami. Ndonjëherë ato nxirreshin jashtë, visheshin njësoj dhe u prezantoheshin turistëve.

Një seri kukullash janë bërë duke u bazuar tek bukuria e tyre dhe fotot e tyre janë publikuar në gazetat e kohës në mbarë botën.

Thuhet se qeveria dhe bizneset pranë saj përfituan në atë kohë rreth 1 miliardë dollarë nga 5 vajzat, por këto të fundit nuk morën asgjë nga paratë e tyre.

Pas 9 vitesh dhe një lufte të ashpësh kujdestarie, pesënjaket iu kthyen familjes së tyre. Megjithatë, ribashkimi me familjen në nëntor të vitit 1943 nuk ishte i suksesshëm. Pesënjaket u distancuan nga familja sa më shpejt që ata mundën. Ata jetuan në shtëpi deri në moshën 18 vjeçare dhe pastaj shkëputën të gjitha kontaktet me prindërit. Ata nuk kishin miq dhe dinin shumë pak gjëra për botën jashtë spitalit.

Më vonë ata do të shkruanin një libër mbi eksperiencën e tyre gjatë rritjes, duke akuzuar prindërit për abuzime seksuale, verbale dhe forma të tjera abuzimi fizik.

Më në fund qeveria në Ontario kërkoi zyrtarisht falje për motrat për faktin se i kishte larguar nga familja. Në mars të vitit 1998, qeveria njoftoi se do të kompensonte pesënjaket e mbijetuara me 4 milionë dollarë për 9 vitet e kaluara prapa xhamit në një park turistik.

Deri në dhjetor të vitit 2014, 2 nga 5 motrat, Annete dhe Cecile ishin gjallë. Emilie e cila kishte zgjedhur të bëhej murgeshë vdiq në vitin 1954. Marie ndërroi jetë në vitin 1970 dhe Yvonne vdiq në 2001.

Motrat Dionne jetuan një jetë tragjike. Ata nuk e morën kurrë veten nga traumat mentale të shkaktuara pas një ekrani xhami në parkun turistik ‘Quintland”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat