7-vjeçari i propozon shoqes, shihni përgjigjen e saj

Ndryshe

7-vjeçari i propozon shoqes, shihni përgjigjen e saj

Më: 1 nëntor 2016 Në ora: 15:44
Jessica Kerfoot, James Coton

Një djalë 7 vjeç, e pyeti shoqen e tij më të mirë nëse do të donte që ajo të ishte e dashura e tij, por mori një letër refuzimi dhe mësimin e parë në dashuri.

Jessica Kerfoot iu përgjigj ofertës së James Coton me një letër, të cilën e kishte shkruar me dorë, duke i thënë se nuk donte të ishte e dashura e tij, sepse tashmë ishte duke parë një djalë tjetër.

I zhgënjyer, James ia tregoi letrën nënës së tij, kur dy familjet u takuan të dielën për një drekë në Sheffield.

Vogëlushët kanë qenë miq për një kohë të gjatë, sepse babai i Jame, Oliver 36-vjeç shkonte në të njëjtën shkollë me babin e Jessica, Ross Kerfoot, 38 vjeç.

Nëna e Jame, Carly 31 vjeçe, tha:-“Kjo është një gjë shumë e lezetshme. Ata janë miq shumë të mirë dhe mund të shkojnë shumë mirë. James, është shumë i qetë rreth dashurisë që ndjen, por kur shkuam për drekë, ai erdhi e na tregoi këto letra”.

Ai tha:-“Mami, Jess më tha mua këto letra dhe unë i pashë ato e mu dukën kaq të dashura. Mendoj se ai ishte pak në siklet dhe donte që unë ti kisha ato. Unë mendoj se ai e ka dashuruar gjithmonë Jessica. Ne gjithmonë tallemi për martesën e tij”.

Carly, i postoi letrat në rrjetet sociale ku lexohet:-“Përshëndetje James! Më vjen keq që nuk mund të jem e dashura jote, sepse unë tashmë e kam një të dashur dhe quhet George. Do të doja që të isha, por në të vërtetë që nuk mundem. Me dashuri nga Jessica!”.

Nëna e vajzës tha se nuk dinte asgjë, deri sa Carly i postoi ato në internet.

“Nuk u befasova nga kjo gjë sepse e di që ata janë miq që mirë dhe janë rritur me njëri-tjetrin. Thjesht mendoj që ishte kaq e ëmbël dhe të shohësh se sa mirë mendon Jessica dhe që do t’i qëndrojë besnike George”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat