Kishte dhimbje fyti, por mjekët zbulojnë diçka vdekjeprurëse

Ndryshe

Kishte dhimbje fyti, por mjekët zbulojnë diçka vdekjeprurëse

Më: 1 nëntor 2016 Në ora: 17:54
Jess Lewin

Një adoleshente luftoi me jetën e saj pas shqetësimit që i kishte shkaktuar dhimbja e fytit.

Jess Lewin, 19 vjeçe nga Plymouth, Angli, mendoi se kishte vetëm dhimbje grykësh, simptoma gripale, por pasi shkoi në spital zbuloi se ishte në rrezik për jetën.

Mjekët zbuluan se ajo vuante nga sepsis, një sëmundje e rrallë që ndodh nga infeksioni i gjakut që shkaktohet nga toksina të caktuara që prodhojnë bakterie.

Ky infeksion u përhap më pas në të gjithë trupin e saj, duke shkaktuar dëmtime serioze në mushkëri, mitër dhe vezore. Doktorët e paralajmëruan familjen e saj se gjendja e saj ishte tepër kritike dhe se vajza nuk mund të mbijetonte.

Kirurgëti i hoqën vezoren e saj të majtë si dhe i vendosën një tub në qafë në mënyrë që ajo të mund të merrte frymë, një përpjekje e dëshpëruar për ta mbajtur gjallë.

Vajza kaloi 4 javë në gjendje kome dhe në një kujdes intensiv, por kur u zgjua ajo nuk mbante mend asgjë nga ajo që kishte ndodhur.

Pas 7 javësh fizioterapi intensive në spital, Lewin më pas ishte në gjendje të shkonte në shtëpi për ta vazhduar atje terapinë. Ajo gjithashtu iu kthye edhe punës, pavarësisht se infeksioni ende nuk kishte kaluar plotësisht, pasi ajo ndihej e lodhur dhe kishte vështirësi në frymëmarrje.

Megjithatë ajo ndihet me fat se arriti të mbijetonte dhe jep një mesazh për të gjithë duke i inkurajuar njerëzit që të trajtohen shumë herët dhe mos t’i neglizhojnë simptomat, përpara se sëmundja të avancojë dhe të jetë tepër vonë.

“Ka shumë njerëz që nuk e dinë se çfarë është, pasi simptomat janë si të gripit, por kjo mund t’iu vërë në rrezik jetën tuaj,”tha ajo.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat