Krevati që do t'iu mbrojë nga tërmetet gjatë natës

Ndryshe

Krevati që do t'iu mbrojë nga tërmetet gjatë natës

Më: 5 nëntor 2016 Në ora: 13:33
Foto

Tërmetet janë ndër ato fenomene të paparashikueshme dhe me pasoja që askush nuk mund t’iu shpëtojë.

Kohëve të fundit lëkundjet sizmike kanë qenë të shpeshta, por rreziku më i madh paraqitet kur njerëzit janë në gjumë. Për të tilla raste janë krijuar disa krevate- bunker, të cilët transformohen në një kafaz të vërtetë mbrojtës prej hekuri, në çdo rast të mundshëm.

Për më tepër poshtë krevatit mund të gjenden edhe mjetet e para të nevojshme, si maska antigas, ujë, paketa e ndihmës së shpejtë e një sërë gjërash të tjera. Ky krijim është vepër e Wenxi Wang, një 66- vjeçar kinez, e cila është vlerësuar tej mase.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat