Njerëzit kanë një shqisë të gjashtë…

Ndryshe

Njerëzit kanë një shqisë të gjashtë…

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 09:58
Ilustrim

Quhet magnetoreception (receptor magnetik ) dhe i referohet aftësisë për të perceptuar fushën magnetike. Shumë kafshë e përdorin për të gjetur rrugën në distanca të largëta duke u lidhur me fushën magnetike të tokës. Breshkat e ujit, bletët, delfinët, zogjtë migrues etj të gjithë kanë një busullë magnetike që u lejon të përdorin informacionin e koduar në fushën magnetike.

Megjithatë, shkencëtarët nuk dinë shumë rreth kësaj, si e përdorin, si e ndjenjë dhe çfarë informacioni marrin, të gjitha këto pyetje janë ende pa një përgjigje konkrete dhe të vërtetuar shkencërisht.

Ajo që dihet është se të gjitha këto fusha magnetike mund të përdoren jo vetëm për të orientim për disa specie.

Sipas Joe Kirschvick, gjeofizikanti nga Instituti Kalifornian i Teknologjisë, i cili aktualisht po teston njerëzit për shqisë magnetike, kjo e fundit është pjesë e historisë tonë evolucionare. Sipas tij, magnetorecepsioni mund të jetë shqisa jonë primitive.

Në një studim të publikuar sëfundmi në revistën shkencore Nature Communications, Kirschvick sugjeron se një proteinë që ndodhet në retinën e njeriut, kur vendoset tek mizat e frutave ka aftësinë për të detektuar fushë magnetike. Sipas tij, kjo shërben si një sensor magnetik, megjithatë nuk dihet nëse njerëzit e përdorin në këtë mënyrë aktualisht.

Duke folur për “LiveScience”, Steven Reppert, nga Universteti i Massachusetts tha se kjo shtron pyetjen që ndoshta duhet ta rimendojmë çështjen e shqisës së gjashtë. Ajo besohet se është shumë e rëndësishme për mënyrën sesi kafshët migrojnë, ndoshta kjo proteinë mund të jetë duke luajtuar një funksion të rëndësishëm për të ndjerë fushën magnetike tek njerëzit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat