Plazhi mbushet me topa gjigant bore të formuara në mënyrë misterioze

Ndryshe

Plazhi mbushet me topa gjigant bore të formuara në mënyrë misterioze

Më: 8 nëntor 2016 Në ora: 12:49
Pamje nga video

Në plazhin e gjirit Ob që ndodhet në Siberi, janë gjetur topa misterioz të borës.

Nuk dihet si janë bërë këto formacione, që kanë madhësi të konsiderueshme.

Banorët e këtij vendi të ftohtë, kanë thënë se nuk kanë parë kurrë diçka të tillë, madje as të vjetrit nuk kanë dëgjuar për këtë fenomen.

“E kanë madhësinë sa koka e dordolecit dhe nuk duket t’i ketë mbaruar dora e njeriut”, ka thënë Ekaterina Chernyk, banore e asaj ane.

Mirëpo, Sergey Lesekvov nga Instituti për Hulumtime të Arktikut dhe Antarktikut, ka thënë se ky fenomen i rrallë krijohet kur era e frynë borën e lehtë dhe krijon toptha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat