Raport vjetor: Shtetet më të këqija dhe më të mira për t’u rritur si femër…

Ndryshe

Raport vjetor: Shtetet më të këqija dhe më të mira për t’u rritur si femër…

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 20:28
Ilustrim

Pak muaj para Ditës Ndërkombëtare të Grave, një raport vjetor ka zbuluar shtetet më të vështira apo më të këqija për t’u rritur si femër, duke treguar se lista kryesohet nga shtetet Afrikane.

Raporti i quajtur Poverty is Sexist 2016, nga ONE, dhe i publikuar të hënën, ka mbledhur të dhënat e më shumë se 166 shteteve për t’i renditur mundësitë anë e mbanë botës.

Raporti ka pasur parasysh statistikat e shumë aspekteve, duke përfshirë pagën vjetore, përqindjen e vajzave që ndjekin shkollimin, qasjen në llogari të bankës, proporcionin e pagave të vajzave për një punë që është relative me meshkujt, mundësitë e vdekjes gjatë lindjes së fëmijës, përfaqësimin politik nga gratë etj.

Image

Rezultatet kanë treguar se 20 vendet më të këqija për t’u lindur si vajzë janë ndër më të varfrat – 18 prej tyre klasifikohen nga Kombet e Bashkuara si ‘shtetet më pak të zhvilluara në botë’, përderisa 13 prej tyre konsiderohen nga Banka Botërore si ‘shtete në rrethana fragjile’.

Nigeria është shteti më i vështirë për vajzat e reja, duke u ndjekur pas nga Somalia dhe Mali.

Image

Shtetet skandinave konsiderohen si më të mirat për t’u lindur dhe rritur si femër, ku Norvegjia rendiet para Suedisë dhe Danimarkës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat