Vendet ku njerëzit nuk kanë interes në politikë

Ndryshe

Vendet ku njerëzit nuk kanë interes në politikë

Më: 15 nëntor 2016 Në ora: 14:23
Ilustrim

Fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së ka zënë befasishëm botën.

Ngjarja e së martës ende po dominon titujt kryesorë të mediave në masa globale, faqet e internetit janë të mbushura me informacione për Trump, po ashtu edhe opinionet dhe analizat e gazetarëve dhe politologëve në botë i kushtohen fituesit të ri, ndërsa njerëzit vazhdojnë të debatojnë pasojat e mundshme të një presidence Trump. 

Megjithatë, sipas një raporti të OECD-së, ka njerëz në botë që as nuk shumë pak, ose aspak, i kushtojnë vëmendje udhëheqësit të ri të shtetit më të fortë në botë, raporton Forbes.

Interesi në politikë është një faktor i rëndësishëm kur bëhet fjalë për kohezionin social dhe niveli i interesit tenton të ndryshojnë shumë në varësi të vendit. 

Mungesa e interesit është më e lartë në Kolumbi, ku 50 për qind e njerëzve raportuan se "nuk janë të interesuar në politikë". Brazili dhe Portugalia gjithashtu tregojnë se kanë mungesë të entuziazmit për çështjet politike botërore apo për politikat e vendeve të tyre, me 41 për qind që janë deklaruar të pa interesuar.

Ndërsa në Shtetet e Bashkuara, epiqendra e tërmetit politik e javës së kaluar, 15 për qind e njerëzve e pranojnë se janë plotësisht të pa interesuar në politikë. Në Gjermani dhe Japoni, vetëm një pakicë shumë e vogël nuk kanë interes. Kosova dhe vendet e Ballkanit nuk kanë qenë pjesë e këtij sondazhi. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat