Mbesa e Trumpit, hit në Kinë

Ndryshe

Mbesa e Trumpit, hit në Kinë

Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 18:15
Arabela Kuchner

Arabela Kuchner, mbesa pesë vjeçare e presidentit të sapo zgjedhur amerikan Donald Trump është bërë hit në Kinë pasi që në rrjetet sociale është publikuar një xhirim në të cilin ajo shihet duke kënduar në kinezisht, bën të ditur CNN.

Edhe pse i ka vetëm pesë vjet, Arabela, mund të bëhet fillimi i marrëdhënieve diplomatike mes Trumpit dhe Kinës, supozojnë mediat në Amerikë.

“Arabela ka dashur që të ketë Vitin e Ri kinez para gjumit. Është veshur dhe ka kënduar dhe recituar këngë për Jared Jozef fhe mua”, ka shkruar në përshkrimin e videos, nëna e vogëlushes që është e bija e Donald Trump, Ivanka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat