Video-ja që është bërë virale kudo, por ja pse njerëzit e kanë kritikuar këtë nënë

Ndryshe

Video-ja që është bërë virale kudo, por ja pse njerëzit e kanë kritikuar këtë nënë

Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 16:51
Pamje nga video

Nuk është turp t'i japësh gji fëmijës në ambiente publike, aq më tepër t'ju japësh mesazhe të rëndësishme nënave të reja për këtë gjë. Por, një nënë në Internet është kritikuar shumë për faktin se ajo u ka dhënë gji dy fëmijëve të saj, njëri prej të cilëve është 6 vjeç.

Një vit më parë kjo mami u kritikua shumë për postimin e kësaj video-je, por YouTube nuk e ka fshirë ende duke e konsideruar atë shume edukative dhe është brenda rregullave të tij.

Në këtë video kjo grua është duke i treguar botës se si punohet me fëmijët në gji, ndërsa ka veshur sytjena sportive, e vetmja gjë e veçantë në këtë video është fakti se një nga fëmijët e saj aktualisht është 6 vjeç.

Ndërkohë ekspertët bëjnë me dije se është mirë që një fëmijë të mbahet në gji deri në moshën 2 vjeç dhe jo më shumë, ndërsa rekomandojnë edhe një dietë të shëndetshme.

Ka patur edhe komente pozitive, por jo të gjithë e kanë mbështetur nismën e kësaj nëne.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat