Tiranë, i dehuri ngacmon të moshuarin: Ma jep buzën ose do të rrah

Ndryshe

Tiranë, i dehuri ngacmon të moshuarin: Ma jep buzën ose do të rrah

Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 19:45
Pamje nga video

Urbanët e Tiranës janë jo pak herë vendi i çudirave shqiptare. Tashmë protagonistë nuk janë më shoferët, me shpejtësinë si në Formula 1 rrugëve të kryeqytetit, por një i dehur.

Nga pamjet e publikuara nga Balkanweb, tregohet një person i dehur i cili është ulur pranë një të moshuari. Por personi i dehur nuk e lë me kaq, pasi nis të ngacmojë dhe bezdise të moshuarin, aq sa i kërkon edhe ta puthë.

“Hajde të të puth një çikë ose do të rrah” i drejtohet i dehuri të moshuarit. Ndërsa ky i fundit i përgjigjet: “tyt o dreq, ik andej”!

Por duke parë se i dehuri nuk kishte ndërmend të lëvizte apo tërhiqej, atëherë është i moshuari që ngrihet. Ajo që të bie në sy është fakti se si faturino ashtu edhe udhëtarët e tjerë, nuk ndërhyjnë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat