Një krijesë misterioze nga një planet tjetër filmohet nga disa adoleshentë

Ndryshe

Një krijesë misterioze nga një planet tjetër filmohet nga disa adoleshentë

Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 21:15
Krijesa interesante

Një krijesë misterioze është filmuar duke u larë në një plazh, ndërsa filmimi u bë nga një kalimtar i rastit, i cili pretendon se ishte një “krijesë e huaj. Tre adoleshentë ishin duke ecur përgjatë një bankine në juglindje të Queensland, kur dalluan një kafshë të çuditshme shumëngjyrëshe duke u përdredhur. Videoja u postua menjëherë në internet ku nisën edhe teoritë e çuditshme.

Ndërsa krijesa duket sikur ka ardhur nga një planet tjetër, në fakt është thjesht një krim ujor që rritet deri në 50 cm gjatësi. Krimbat e vegjël janë portokalli, ndërsa ato më të mëdha janë gri ose kafe.

Këta lloj krimbash janë mishngrënës dhe kanë nofulla të forta si dhe pickim djegës. Ato zakonisht sulmojnë koralet, e madje edhe peshqit. Zakonisht jetojnë brenda shkëmbinjve ose në rërë dhe rrallë shihen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat