Një grua ka shtënë me armë në mysafirët sepse qëndruan gjatë

Ndryshe

Një grua ka shtënë me armë në mysafirët sepse qëndruan gjatë

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 20:02
Ilustrim

Një grua në Floridë ka shtënë me armë mysafirët e saj në shtëpinë saj, kjo pasi që ishin shumë të zhurmshëm dhe kishin qëndruar më gjatë se sa që duhej.

Alana Annette Savell, 32 vjeçare, kishte ftuar një çift në shtëpinë e saj në Panama City, mirëpo të ftuarit e saj duket që ishin bërë shumë të zhurmshëm.

Sipas policisë ajo i kishte urdhëruar mysafirët që të shkonin, pastaj kishte shtënë me armë burrin dhe gruan në këmbë.

Viktimat janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetë, ndërsa Savell është arrestuar nga policia.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat