Vogëlushja ngeci në lavatriqe, por ishte bashkëpunuese me zjarrfikësit!

Ndryshe

Vogëlushja ngeci në lavatriqe, por ishte bashkëpunuese me zjarrfikësit!

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 07:52
Pamje nga video

Një vajzë dyvjeçare nga Kina, ka qenë duke luajtur sipër makinës për larjen e rrobave, kur ka ngecur brenda kazanit.

Në fillim ajo ka filluar të qajë, por më pas është qetësuar.

Derisa zjarrfikësit janë përpjekur që ta hapin mbështjellësin e makinës, ajo ka qëndruar e fortë dhe pa lëvizur.

Punonjësit e shpëtimit kanë punuar të pashqetësuar, meqenëse vogëlushja e ka përballuar situatën si një ‘boss’ i vërtetë.

“Herën tjetër do të mendojë hy herë para se t’i afrohet makinës që lanë rrobat”, është një nga komentet që ka marrë më së shumti pëlqime. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat