8-vjeçarja e ka ngrënë zemrën e drerit, menjëherë pasi e ka vrarë atë

Ndryshe

8-vjeçarja e ka ngrënë zemrën e drerit, menjëherë pasi e ka vrarë atë

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 07:31
Babai me vajzën

Babai kishte postuar foto të vajzës duke e ngrënë zemrën e drerit, menjëherë pasi e ka vrarë atë.

Babai e kishte marrë vajzën e tij në gjueti prej kur kishte qenë e vogël.

Në moshën tetë vjeçare, vajza filloi të gjuajë vet për kafshët. Plot 40 metra larg, vajza mban armën e gjuetisë në krahun e babait të saj dhe e drejton armën tek dreri.

Ajo e gjuan drejt e në shenjë, por më pas fillon të hajë zemrën e drerit. Babai e fotografon çastin kur vajza është duke ngrënë zemrën e kafshës dhe e poston në rrjetet sociale, për të treguar që edhe vajza ka fituar aftësinë e gjuetisë.

Image

Fotografitë e postuara janë shpërndarë më shumë se 20 mijë herë, por më pas postimi është fshirë.

“Gjuetia është tjetër, kurse një “sakatim” i tillë, tjetër. ”

“Vajza ose është detyruar ta bëjë këtë, ose ka probleme mendore serioze”, është thënë nëpër komente drejtuar postimit.

Mirëpo ka pasur në mesin e atyre që e kanë përkrahur një veprim të tillë, duke thënë se “ne të gjithë hamë zemrën e kafshëve në restaurante, është më mirë pra të jetë mish i freskët”.

Fjalët e thëna duket se nuk i kanë penguar aspak babait të vajzës. Ai ka thënë se nuk i intereson fare mendimi i njerëzve.

Ai madje ndihet një baba krenar sepse vajza e tij ka arritur të vrasë kafshët!      

Përveç këtij rasti, në videon më poshtë do të kuptoni më shumë rreth ngjarjeve unike me fëmijët, duke përfshirë djaloshin hero që u mbyt pasi shpëtoi gjashtë njerëz nga zjarri e shumë ngjarje të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat