Familja kërkon ta lënë të vdesë, polici “jep shenja jete”!

Ndryshe

Familja kërkon ta lënë të vdesë, polici “jep shenja jete”!

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 09:47
Paul Briggs

Vetëm pak ditë më parë, mediat ndërkombëtare risollën në vëmendje rastin e policit 43 – vjeçar nga Britania, i cili ndodhet në gjendje vegjetative prej më shumë se një viti, për shkak të një aksidenti të rëndë, që e ka lënë më dëmtime të rënda në tru.

Arsyeja ishte fakti se tashmë do të jetë gjykata ajo që do të vendosë për t’i hequr Paul Briggs aparaturat që e mbajnë ngjallë, pas kërkesës së familjes së tij për ta lënë që të vdesë.

Por një specialist mbi të folurën dhe komunikimin i tha trupit gjykues se kishte ende mundësi që ai të dalë nga gjendja në të cilën ndodhet.

Mary Ankers tha se kishte përdorur një lloj aparati për t’i bërë pyetje, të cilat sipas saj ish – veterani i luftës i është përgjigjur. Ajo tha se 43 – vjeçari ishte përgjigjur me “po” kur u pyet nëse ishte duke vuajtur.

Ekspertja i tha gjykatës së në 47 seanca nga 64, ai kishte mundur që t’i përgjigjej komandave të stafit të paktën 1 herë, gjë të cilën ajo e konsideroi si përmirësim të gjendjes së tij.

Megjithatë, nga ana tjetër, një neurologe që e ka ndjekur çështjen e Briggs, tha se është nëse ai do të dilte nga gjendja në të cilën ndodhet, ka shumë probabilitet që të vuaj nga probleme të rënda konjitive dhe se ai aktualisht ishte në dhimbje të tmerrshme.

Briggs pësoi rrjedhje gjaku në tru, 5 fraktura në shtyllë kurrizore, dëmtime në organet e brendshme dhe disa dëmtime të tjera të rënda në aksidentin e ndodhur në Korrik të 2015–ës.

43 – vjeçari ndodhet në këtë gjendje prej 16 muajsh dhe bashkëshortja e tij prej kohësh tashmë kërkon që ta lënë të vdesë, sepse sipas saj, ai jeton pa arsye dhe të mbajturit atë gjallë në këtë mënyrë është torturë. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat