Festa e ditëlindjes që mblodhi 1.2 milion njerëz

Ndryshe

Festa e ditëlindjes që mblodhi 1.2 milion njerëz

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 13:45
Vajza me prindërit

Policia do të qëndrojë në një fshat në Meksikë, pas një ftese për ditëlindjen e një vajze.

Kjo pasi që 1.2 milion njerëz thanë se do të marrin pjesë në festë.

I ati i vajzës përmes një video të cilën e kishte postuar në Facebook, ka ftuar publikisht njerëzit që t’i bashkohen festës së ditëlindjes së vajzës, duke thënë se “çdokush është i mirëpritur” në një mjedis publik, shkruan BBC.

Ai tha se ideja ishte për të ftuar vetëm fqinjët dhe miqtë.

Por, ai ka konfirmuar nuk do të kthejë askënd mbrapa që i bashkohet festës. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat