Magjia e zezë praktikohet akoma, ja ku

Ndryshe

Magjia e zezë praktikohet akoma, ja ku

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 07:48
Ilustrim

Akoma gjenden njerëz që e njohin sekretin e saj dhe të cilët janë të gatshëm, natyrisht, për interes financiar, që shërbimet e tyre t’i vënë në dispozicion të interesuarve.

Me ndihmën e “forcave të errëta”, ata besojnë në plotësimin e dëshirave të klientëve, duke ju sjell atyre, qoftë fat në biznes, në dashuri etj, apo edhe për ta shkatërruar kundërshtarin, apo mallkuar personi e urryer duke i sjellë atij fatkëqesi në jetë.

Në një fshat të vogël, jo fort larg Londrës, në mënyrë legale merret me “magji të zezë” Danile Suginham, që i ka kaluar te ’70-at. Ai e ka çmimin e caktuar, me të cilin saktësisht dihet tarifa e së keqës që duhet bërë.

“Secili nga ne, qe në zemër kultivon urrejtje ndaj dikujt ose diçkaje, duhet ta zbraze at nga vetja, në qoftë se nuk dëshiron të ketë probleme psikike. Unë vetëm i ndihmoj që ta bëjnë atë. Pra, në të vërtet, unë ia shëroj shpirtin dhe me këtë  bëj vepër mire”, thotë Suginham-i.

Sikurse magjistaret e tjerë, ashtu edhe ky, punon natën, duke u shërbyer me kukulla të ndryshme, të cilat i punon vetë nga pjesë të rrobave të vjedhura nga viktima e ardhshme. Në qoftë se bëhet fjalë për ndonjë mallkim më të rëndë, atëherë kërkon ndonjë pjesë të trupit, si flokë, thonj ose lëkurë.

Ndërsa për raste të rënda, të cilat thotë ai i ka pasur pak dhe të gjitha me sukses, kërkon gjakun ose spermën e viktimës.

“Duhet që dikë ta urrejmë me gjithë zemër, që magjia të ketë efekte sa më të mëdha, sa me të fuqishme. Sa më e madhe të jetë urrejtja, aq me e suksesshme është edhe magjia, sepse unë me forcat e mia të errëta shërbej vetëm si lidhje midis urrejtjes, të cilën klienti im e mbanë në vete, dhe viktimës. Unë urrejtjen nuk e prodhoj, por atë e transferoj”, thotë D. Suginhami.

Ndryshe nga kolegu i saj, Suginhami, i cili porositësit e vet i lënte të merrnin pjesë në ritualet e errëta të “magjisë së zezë”, Barbara Fovyt ketë nuk e lejon, sepse, thotë ajo, klientët e mi nganjëherë e lëshonin dhomën ku mbahej rituali, duke vrapuar e bërtitur të frikësuar nga ajo që kishin përjetuar, dhe kështu duhej ta përsëritja të gjithë ritualin që nga fillimi. Por kjo është e kuptueshme, sepse nuk mund të qëndrojë njeriu i qetë me atë që ndodh në dhomë gjatë ritualit, ku paraqiten demon me fytyra të ndryshme trishtuese, që fluturojnë nëpër dritare dhe dëshirojnë të hyjnë brenda. Pastaj, kur ndodh paraqitja e tymit dhe zërave të ndryshëm, të cilët dëgjohen qartë në rrethin e “magjisë se zezë”.

Lidhja

Gazetari holandez Gordon Stephenny mendonte se kjo është një lidhje mes magjistarëve të “magjisë së bardhë” dhe atyre të “magjisë së zezë”, për përfitime materiale, ku të dy palët do të fitonin nga naiviteti i palëve. Ai për këtë shkroi edhe fejtone, në të cilat i vërtetonte thëniet e tij dhe paralajmëronte se kërkimet për zbulimin e fakteve më bindëse do të vazhdojnë. Por, mjerisht, nuk pati rastin, sepse e gjetën të vdekur me fëlliqësirën e vet në gojë.

Policia nuk arriti ta zbuloj kurrë rastin, ndërsa të orientuarit nga ceremonitë e errëta thoshin se Stephenny ishte viktimë e një rituali të tillë, ku janë thirrur forcat e errëta. Për ceremonitë e errëta dhe mallkimet e “magjisë së zezë” në kohën tonë edhe nuk do të dihej aq shumë po të mos shkruhet ndonjë artikull apo të mos bëhet ndonjë emision televizive për rastet tmerruese, që janë në kufij të imagjinatës së bujshme. Ja disa raste tipike, që flasin për keqpërdorimin e “magjisë së zezë nëpër sekte të ndryshme, të përhapura në mbarë rruzullin tokësorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat