Adoleshentja që vrau babanë dhe e fshehu trupin në magazinë

Ndryshe

Adoleshentja që vrau babanë dhe e fshehu trupin në magazinë

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 07:21
Crystal Brooke Howell

Kur u përhap lajmi se babai i Crystal Brooke Howell, jo vetëm që ishte larguar dhe e kishte lënë vetëm të bijën, por ishte vetëvrarë, Crystal mori mbështetjen dhe simpatinë e të gjithëve.

Ndaj ishte e kuptueshme që 17 – vjeçarja kishte ftuar disa miq që të qëndronin me të në banesë, në mënyrë që të mos rrinte vetëm. Por pa kaluar shumë kohë, Crystal nisi të bënte festa të shumta.

Mos ndoshta kjo ishte mënyra sesi ajo po përballej me humbjen e babait? Kur miqtë e saj zhvendosën një objekt në magazinën jashtë shtëpisë, ata morën përgjigjen. Festat e shfrenuara të adoleshentes kishin ardhur si pasojë e një çmimi të shtrenjtë.

Ishte vitit 2014 dhe Crystal jetonte me babain e saj Michael Howell, në një vend të vogël të njohur si Sheepback Mountain, në Kaliforni. Shtëpia e tyre ishte e madhe dhe me një pamje të mrekullueshme.

Prindërit e saj ishin divorcuar prej 5 vitesh dhe fillimisht adoleshentja kishte qëndruar me nënën, por gjërat nuk kishin shkuar fort mirë, pasi Crystal nuk i kishte qejf rregullat.

Ndaj ajo  shkoi të jetonte me të atin, një ish – gazetar sporti për një gazetë lokale. Banorë të zonës e përshkruajtën 50 – vjeçarin si një baba të mirë, gjithnjë i mirëkuptueshëm me të bijën.

Më 24 Shkurt, Crystal u kap duke vjedhur në një supermarket, teksa kishte dalë me të atin. Me gjasë, ky njeri kaq i respektuar u zhgënjye pamasë. Mos ndoshta ai vendosi të ishte më i ashpër me të bijën? Ndoshta Crystal nuk ishte më dakord me rregullat e të atit? Çfarëdolloj gjëje që ai mund t’i ketë thënë, bëri që Crystal të merrte një vendim të tmerrshëm. Babai i saj duhet të vdiste…

Teksa Michael po merrte një sy gjumë në divan, Crystal iu afrua me shotgun. Ajo e qëlloi pa u menduar dy herë në kokë, duke e vrarë në vend. Në një mënyrë apo në tjetrën, ajo ia doli ta tërhiqte trupin e tij dhe ta nxirrte jashtë në magazinë. Ajo e futi trupin në një qese plastike dhe e mbuloi me një dyshek (sleeping bag). Më pas fshehu gëzhojën, hodhi divanin dhe shiti armën.

Tashmë i duhej të shpjegonte zhdukjen e tij. Ajo përhapi fjalë tek miqtë se i ati kishte ikur në Georgia pa të dhe më pas tha se kishte marrë një telefonatë ku e lajmëronin se ishte vetëvrarë.

Crystal i përdori paratë e tij për të blerë drogë dhe makinën për të lëvizur. Në një komunitet të tillë, kaq të izoluar gjithçka ishte e lehtë për t’u fshehur. Megjithatë, një muaj më vonë, më 22 Mars, dy shokë të saj zbuluan trupin e dekompozuar të Michael.

Ata telefonuan policinë, por kur kjo e fundit mbërriti, Crystal ishte zhdukur.

Ajo u arrestua një ditë më pas dhe gjatë marrjes në pyetje pranoi krimin e tmerrshëm, transmeton tvklan.

Në Tetor të 2016-ës, Crystal u shpall fajtore për vrasje dhe fshehje të krimit. Avokati i saj pretendoi se e reja kishte probleme mendore, por akuza tha se ajo kishte planifikuar gjithçka.

Crystal kishte vrarë babain dhe kishte shpenzuar paratë e tij pa u menduar dy herë.

Sot 20 – vjeç, ajo duhet të vuajë minimumi 30 vite heqje lirie.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat