Ky është polici që duron më së shumti në botë

Ndryshe

Ky është polici që duron më së shumti në botë

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 15:56
Pamje nga videoja

Një moment mjaft interesant është filmuar nga një qytetar në Xhakarta të Indonezisë, ku një grua ka sulmuar një polic, ndërsa ai ka qëndruar tejet indiferent duke mos bërë as më të voglin reagim.

Polici e ka ndaluar gruan për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, por në momentin që ai ka dashur t’i japë fletën e gjobës ka ardhur edhe reagimi i ashpër i gruas.

Ajo zbret nga makina dhe menjëherë sulmon policin duke e tërhequr prej uniforme. Polici qëndron krejtësisht pasiv ndaj këtyre veprimeve, duke u përpjekur të shmang konfrontimin me gruan.

A mund të cilësohet polici më i duruar në botë?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat