Njerëzit me sy blu kanë një gjë të përbashkët

Ndryshe

Njerëzit me sy blu kanë një gjë të përbashkët

Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 13:27
Ilustrim

Njerëzit të cilët kanë sy ngjyrë blu kanë të gjithë një gjë të përbashkët. Sipas “Science Daily”, ata janë të gjithë pasardhësit e një personi të vetëm.

Shkencëtarët në Universitetin e Copenhagen thonë se kanë arritur të zbulojnë mutacionin genetik, përgjegjës për sytë blu, që përllogaritet të ketë ndodhur rreth 6 – 10 mijë vite më parë.

“Dikur të gjithë kishim sy ngjyrë kafë, po një mutacion genetik që prek genin OCA2 në kromozomet tona çoi në krijimin e një “çelësi” që “fiku” aftësinë për të prodhuar sy kafë”, shpjegoi për “Science Daily”, profesori Hans Eiberg.

Ky gen është përgjegjës për proteinën që prodhon melaninën. Është kjo e fundit që i jep ngjyrë flokëve, lëkurës dhe syve.

Njerëzit me sy blu kanë një sasi të vogël melanine në sytë e tyre dhe për shkak të kësaj shkencëtarët konkluduan se ata kanë një paraardhës të përbashkët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat