E pabesueshme çfarë i ka bërë kjo nënë vetullave të vajzës së saj

Ndryshe

E pabesueshme çfarë i ka bërë kjo nënë vetullave të vajzës së saj

Më: 24 dhjetor 2016 Në ora: 10:27
Vogëlushja

Amalia Bass është nënë e dy vajzave jetën e të cilave e siguron me anë të pasionit të saj si artiste e makijazhit.

Por grimi i fundit që ajo e ka bërë ka marrë mijëra komente pozitive por nuk kanë mbetur pas as kritikat e ashpra.

Ajo ka publikuar një fotografi ku shihet vajza e saj e vogël me vetull të lyer deri në perfeksion.

Të shumta kanë qenë fjalët e mira e komplimentet duke thënë se sa xheloze ndihen që një vajzë aq e vogël ka vetulla më të bukura se to.

Por ka pasur edhe kritika pse Amalia ka vënë make up në fytyrën e një 2 vjeçareje.

“Pyetni këndo të rritur dhe do iu tregojë se kjo nuk është në rregull. Ajo është vetëm 2 vjeç për atë zot. Është e bukur ashtu natyrale”,shkruan në një koment.

E kontaktuar nga ‘The Sun’, Amalia ka thënë se nuk e praktikon këtë gjë shumë shpesh por fotografia është bërë sa për qejf dhe jo se donë të trashëgojë dashurinë për grimin edhe tek vajzat e saj.

“Nuk kam përdorur pinceta apo dyllë. Është vetëm korrektues dhe pakëz ngjyrë, asgjë më shumë”, ka thënë ajo. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat