"O llokum, të pres deri në vdekje", durrsaku i burgosur çmend femrat shqiptare

Ndryshe

"O llokum, të pres deri në vdekje", durrsaku i burgosur çmend femrat shqiptare

Më: 25 dhjetor 2016 Në ora: 22:22
Të burgosuri

Djem shqiptarë nga një burg në Angli u uruan festën e Krishtlindjeve të gjithë shqiptarëve me anë të kësaj fotoje, por duket se ky postim u ka hapur “telashe” shumë femrave. Menjëherë pas publikimit, në kanë mbërritur disa mesazhe nga dhjetëra vajza. Duket se djali me bluze të bardhë, i cili nisi foton në redaksinë tonë, ka rënë në syrin e shumë shqiptareve, të cilat kanë nxituar të shkruajnë pranë nesh, ku i dërgojnë atij mesazhe të ndryshme. 

Përshëndetje JOQ. I thoni djalit me bluze të bardhë "nga burgu Londrës" se e pres deri në vdekje.  Hugs. Postojeni nëse doni se dro i ngrihet morali çunave, por anonim kuptohet se na latë beqare. 

Taksirat,na thuaj kur kthehet në Shqipëri ai me bluze të bardhë se do e presim unë dhe nja 572 vajza të tjera dmth 

O Zot si qenka ai me bluze të bardhë, si llokummmm. Të lutem JOQ na mundëso ndonjë kontakt me të se m’u fiksua keq fareeeee. 

Janë këto vetëm disa prej mesazheve që kanë mbërritur. Nga “kërkesat” e larta ne kontaktuam sërish me djalin dhe e pyetëm nëse kishte ndonjë mesazh për “fanset” dhe se kur do të lirohej. Teksa dërgon dhe disa foto të tjera për fanset e reja, përgjigja e tij ishte: 

Hahaha kam edhe nja 4 muaj, jam nga Durrësi. Kur të dal, pse jo mund të njihem me ndonjërën prej tyre.  

Kështu që, vajza nëse duroni edhe 4 muaj ndoshta mund t’u bëhet “ëndrra” realitet. Ju e dini nëse ia vlen të prisni, apo jo.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat