Klouni bëhet i dhunshëm me vogëlushen që ia kishte zënë vendin

Ndryshe

Klouni bëhet i dhunshëm me vogëlushen që ia kishte zënë vendin

Më: 27 dhjetor 2016 Në ora: 10:44
Pamje nga videoja

Në Sidnei të Australisë, një kloun është bërë i dhunshëm ndaj vogëlushes që ia kishte zënë skajin e rrugës, ku ai përformonte dhe kërkonte lëmoshë.

Burri me veshjen shumëngjyrëshe e ka sulmuar vajzën e cila qëndronte ulur dhe nuk lëvizte, derisa mbante përpara violinçelon.

Kalimtarët e rastit e kanë ndaluar, duke i kërkuar të largohet dhe e kanë quajtur edhe më fjalë të ndyta.

“U kuptua ajo që dihej gjithmonë, klounët vërtetë janë të çmendur” është një koment për këtë rast. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat