Fëmija 41-ditësh, dhuron organet për të shpëtuar jetën e një vajze pesëmuajshe

Ndryshe

Fëmija 41-ditësh, dhuron organet për të shpëtuar jetën e një vajze pesëmuajshe

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 16:23
Ilustrim

Prindërit e Theo Omondi-t nuk do ta kishin menduar kurrë që vogëlushi i tyre do të largohej aq shpejt nga jeta, por duke lënë pas një pasuri të madhe, dy jetë . Tingëllon si një lojë fjalësh e shifrash, por në të vërtetë është historia e një vogëlushi anglez i cili njihet si dhuruesi i organeve më i vogël në botë.

Theo Omondi humbi jetën kur ishte vetëm 41 ditësh pasi u prek një sëmundje e papritur. Sakaq mes dhimbjes e dëshpërimit, prindërit e tij vendosën të dhuronin organet e tij me shpresën se mund të ndihmonin njerëz të tjerë në nevojë.

Mushkëritë iu dhanë Imogen Bolton, vogëlushes pesë muajshe që vuante nga një sëmundje e rrallë, e quajtur displazia alveolo-kapilare . Vogëlushja kishte lindur e shëndetshme, por me kalimin kohës u prek nga infeksioni në rrugët e frymëmarrjes që i rrezikonte jetën. Ajo iu nënshtrua një transplanti në Great Ormond Street Hospital, Londër. Kurse veshkat ju dhuruan një të riu që dëshiron të mbetet anonim.

Sot prindërit e Theos dinë që një pjesë e fëmijës së tyre është ende gjallë. Të gjithë datëlindjet e festuara nga Imogen dhe djaloshi anonim do të jenë një lloj festimi i datëlindjes së Teos. Vogëlushi do të kujtohet gjithmonë si një hero i vërtetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat