Serialet turke pushtojnë botën, ja sa janë fitimet për vitin 2016

Ndryshe

Serialet turke pushtojnë botën, ja sa janë fitimet për vitin 2016

Më: 30 dhjetor 2016 Në ora: 12:50
Ilustrim

Serialet turke, duke filluar që fillimi i vitit të ardhshëm do të synojnë një treg tjetër ndërkombëtar, Azinë Perëndimore.

Pas suksesit të prekur në Lindjen e Mesme, Amerikën Latine dhe në shumë vende europiane, industria e filmit do të fillojë të synojë tregje të tjera.

Sipas të dhënave nga Ministria turke e Kulturës dhe Turizmit, Turqia është renditur në vend të dytë në botë për shitjen e serialeve televizive, pas USA-s, me më shumë se 200 milionë dollarë fitime në 100 shtete të ndryshme.

Popullariteti i dramave turke gjatë dekadës së fundit ka prekur sidomos Lindjen e Mesme dhe shumë vende europiane. Serialet si 1001 Net (Binbir Gece), Fatmagul (Fatmagul’un Sucu Ne), Ezel, Diamante dhe dashuri (Kara Para Ask), Dashuri e ndaluar, Sulejmani i Madhërishëm dhe shumë të tjera kanë qenë një kontribut i jashtëzakonshëm ekonomik, një boom që ka dalë jashtë parashikimeve.

Serialet turke që janë shitur në të gjithë botën kanë siguruar një shifër më të lartë se 200 milionë dollarë në vitin 2014 dhe 250 milionë dollarë 2015-ën, më shumë se 10,000 dollarë më shumë se një vit më parë, sipas raportve të T?M, në Turqi. 150 drama turke që janë shitur në më shumë se 100 shtete janë bërë popullore në më shumë se 500 milionë njerëz në të gjithë botën, Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut, Europë, Azi dhe në Amerikën Latine.

Suksesi i Sulejmanit të Madhërishëm

Një histori e vërtetë suksesi ishte ajo e Sulejmanit të Madhërishëm, një serial që është fokusuar në historinë e Perandorisë Osmane, në shekullin e 16-të. Seriali u bë aq popullor jo vetëm në Turqi, por në të gjitha vendet ku është shfaqur. Sulejmani është transmetuar në më shumë se 43 shtete dhe e kanë parë më shumë se 200 milionë njerëz.

Këto seriale të shituara në të gjithë botën kanë pasur një rol të jashtëzakonshëm për Turqinë dhe për ndikimin e kulturës dhe kinematografisë. Industria turke e filmit po vijon të kontribuojë në të gjithë botën. Për vitin e ardhshëm, Ministria e Kulturës ka në plan fushata të reja për të promovuar serialet e reja edhe në Azi, shkruan revistaclass.al

Fushatat në Azi

Me bashkëpunimin e Ministrisë turke të Kulturës dhe Turizmit në Stamboll, serialet turke do të fillojnë të transmetohen edhe në Azi në TV Forum (ATF), madje në datat 6-9 dhjetor kanë filluar në Singapore

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat