Momenti prekës kur babai fal të riun që i aksidentoi për vdekje djalin 9-vjeçar

Ndryshe

Momenti prekës kur babai fal të riun që i aksidentoi për vdekje djalin 9-vjeçar

Më: 30 dhjetor 2016 Në ora: 15:22
Babai ka patur një takim prekës me shoferin që aksidentoi për vdekje djalin

Babai i një djali 9-vjeçar ka patur një takim prekës me shoferin që aksidentoi për vdekje të miturin.

Josiah Sisson po shikonte i mrekulluar dritat e Krishtlindjeve gjatë ditës së festave në qytezën e tij në Springwood. Adrian Murray, 24 vjeç, akuzohet se përplasi të miturin pasi po i jepte makinës në gjendje të dehur.

Gjatë një takimi në kishën e qytezës, babai i Josiah, Karl Sisson ndan një përqafim emocionues me 24-vjeçarin. Sisson përqafon në fund të takimit në kishë Murray-n që shihet me lot në sy.

Sapo i riu pa babain e 9-vjeçarit të hynte në kishë iu hodh në krahë duke qarë, dhe Karl u tregua një burrë i vërtetë sa që nuk e mohoi atë, tha pastori i kishës.

“Ishte emocionuese për të gjithë ne që ishim aty,” u shpreh ai. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat