Doli mbrëmë për të festuar Vitin e Ri në Tiranë, djalit i ndodh diçka e pakëndshme

Ndryshe

Doli mbrëmë për të festuar Vitin e Ri në Tiranë, djalit i ndodh diçka e pakëndshme

Më: 1 janar 2017 Në ora: 15:40
Vetura e thyer

Teksa akrepat e minutave dhe sekondave dalë ngadalë po bashkoheshin me njëri-tjetrin, shumë të rinj dhe të reja dolën në sheshin ''Nënë Tereza'' për të festuar ardhjen e 2017.

Por siç mund edhe të pritej jo çdo gjë shkoi në mënyrën perfekte. Kishte edhe nga ata që kishin zgjedhur pikërisht mbrëmjen e djeshme për të nisur aksionin e vjedhjes dhe sulmit ndaj qytetarëve.

Pikërisht mbrëmë një djali i është thyer xhami i makinës ndërsa ai kishte dalë për të pritur Vitin e Ri në shesh. Sot ai shkroi një fjalë për hajdutin.

''I them atij personit që më theu xhamin e makinës. Përpara se të thyeja xhamin tim, kishte thyer 5 xhama të tjerë. Kishe marrë 6 çanta grash, po me timen çfarë pate? Nuk kishte asgjë aty, as 5 lekësh. Ma prishi natën.''

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat