Prekëse: Vogëlushi mendon se është superhero, prindërit nuk i tregojnë se është i sëmurë

Ndryshe

Prekëse: Vogëlushi mendon se është superhero, prindërit nuk i tregojnë se është i sëmurë

Më: 2 janar 2017 Në ora: 17:13
3-vjeçari Akshaj Khandelwal nga Dwarka në Delhi

3-vjeçari Akshaj Khandelwal nga Dwarka në Delhi, Indi është diagnostikuar me sindromin ‘Klippel-Trenaunay Syndrome’ (KTS).

KTS është një gjendje e rrallë shëndetësore që shkakton rritje të tepër të pjesës së djathtë të trupit – sidomos këmbës së djathtë, e cila është katër herë më e madhe se një këmbë normale.

KTS prekë vetëm një në 100,000 njerëz. Efektet anësore përfshijnë vena të zgjeruara dhe rritje jonormale të gjymtyrëve.

Edhe pse ka këtë gjendje shëndetësore, prindërit e tij vendosën që të mos i tregonin se është i sëmurë dhe ka defekt. Babai i tij i tha atij se kjo gjendje është një dhuratë nga Zoti.

Në vend se të qëndrojë ulur dhe të ndihet i turpëruar për gjendjen e tij, Akshaj thotë gjëra si: “Unë jam Supermen”. Është e pabesueshme ta shohësh atë duke qeshur dhe luajtur në videon më poshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat