Infermieri përjashtohet nga puna, shkaku i kësaj videoje bizare

Ndryshe

Infermieri përjashtohet nga puna, shkaku i kësaj videoje bizare

Më: 3 janar 2017 Në ora: 07:59
Pamje nga videoja

Michael Renson nga Melbourne i Australisë, është përjashtuar nga spitali ku punonte, sepse ia kishte bërë ‘tag’ dy kolegeve në një video shumë të çuditshme.

Megjithëse kishte shërbyer si infermier për 20 vjet, zyrtarët e Bendigo Health kanë konsideruar se ai e ka ulur autoritetin e spitalit, duke u marrë dhe përfshirë edhe dy punonjëse të tjera me këtë filmim.

Sidoqoftë, videoja që mund ta shihni më poshtë, nuk po konsiderohet si diçka e tmerrshme, por është mjaftë bizare.

“Ai është dashur të dëgjojë zërin e brendshëm dhe të mos merret me këtë filmim. Të gjithë do t’i vuajnë pasojat, po që se bëjnë diçka të tillë, sepse mund të ofendonte dikë”, shkruan mes tjerash në komunikatën e lëshuar lidhur me rastin.

Në anën tjetër, Renson ka thënë se nuk ka dashur të ofendojë askënd, por vetëm të mahitej me kolegë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat