Babë e bir pickohen nga gjarpëri vdekjeprurës

Ndryshe

Babë e bir pickohen nga gjarpëri vdekjeprurës

Më: 7 janar 2017 Në ora: 12:55
Gjarperi

Babë e bir janë pickuar nga një gjarpër tigër në shtëpinë e tyre në Australi, pasi i vogli e gjeti zvarranikun në banesë dhe nisi të luante me të.

Matt Horn u pickua dy herë teksa po përpiqej të mbronte djalin e tij 11 – vjeçar Braeden.

Gjarpëri pickoi fillimisht të miturin, por babai në përpjekje për ta shpëtuar mbeti i bllokuar në dhomë.

Sipas të përditshmes “The Telegraph”, gjarpërinjtë tigër zakonisht janë të qetë, por bëhen agresivë dhe tmerrësisht të rrezikshëm nëse sulmohen apo janë nën stres.

Fatmirësisht, babë e bir janë jashtë rreziku për jetën, kryesisht pasi thërritën në kohë ambulancën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat