Fuqia e natyrës rrallë herë dëshmohet sikurse në këto pamje!

Ndryshe

Fuqia e natyrës rrallë herë dëshmohet sikurse në këto pamje!

Më: 11 janar 2017 Në ora: 10:04
Lava e një vullkani në Kamokuna, Hawai, e cila përmes shkëmbinjve shpërthen në oqean.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet “shpërthimi” i një lave vullkani, fenomen ky i cili përcillet nga afër edhe nga disa turistë.

Siç thuhet në përshkrimin e videos, bëhet fjalë për një lavë e një vullkani në Kamokuna, Hawai, e cila përmes shkëmbinjve shpërthen në oqean.

Duke e përshkruar atë si “surreal” dhe “të pabesueshme”, shikuesit janë mahnitur me pamjet, të cilat janë shikuar me mijëra herë edhe në rrjetet sociale dhe kanë marrë gjithashtu mijëra komente.

Kjo nuk është një dukuri krejtësisht e rrallë, megjithatë, çfarë e dallon këtë është fakti se vizitorët në ishullin vullkanik zakonisht janë në gjendje për të përcjellë këtë fenomen nga një platformë e caktuar për këtë gjë.

Megjithatë, pamjet e këtij fenomeni të fundit janë shfaqur vetëm pak ditë pasi një pjesë e një platforme në Kamokuna ishte rrëzuar në det, me çka edhe ishte mbyllur për disa ditë mundësia e prezantimit të turistëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat