"E premte 13" ka edhe avantazhe

Ndryshe

"E premte 13" ka edhe avantazhe

Më: 13 janar 2017 Në ora: 13:50
Ilustrim

Të gjithë supersticiozët e botës e dinë që është e paevitueshme që e premte, datë 13 do të ketë gjithmonë. Të paktën një herë në vit sipas matematikës dhe kalendarit.

Këtë vit nisi me një ditë të tillë, dhe sërish 13 tetori do të jetë ditë e premte.

ORIGJINA
Ajo që e bën si ditë fatkeqe të premten, datë 13 sidomos në vendet anglosaksone ka origjinë të ndryshme dhe të largët. I 13-ti në darkën e fundit të Jezusit është Juda dhe sot 13-ta në tavolin ënuk sjell mirë. Edhe në mitologjinë skandinave gjysmëperëndia e 13 është i keqi Loki, vëllai i Thor, që vjen i paftuar në gostinë e Perëndive. 13 janë muajt hënor të lidhura me universin femëror. E premtja pastaj është vdekja e jezusit sipas ungjillit. Frika ndaj numrit 13 quhet triscaidecafobia, ndërsa ajo e të premtes, datë 13 quhet parascevedecatriafobia.

RASTET E HISTORISË
Të gjitha janë rastësi por si në shumë data të tjera, ka fakte historike që kanë ndodhur ditë të premte, datë 13. Si kjo ditë ishte kur Filipi i Bukuri, mbret i Francës urdhëroi arrestimin e Kalorësve Templarë. E njëjta datë dhe ditë ishte dhe në shtatorin e 1940 kur nazistët bombarduan Buckingham Palace. Një ciklon goditi Bangladeshin më 13 nëntor të 1970 dhe ishte e premte. 13 tetori 1989 ishte gjithashtu e premte kur u shënua e premtja e zezë në bursa. Dita e Bataclan në Paris ishte 13 nëntor, e premte.

Avantazhet e një të premteje, datë 13
Nëse nuk i besojmë miteve dhe supersticionit, një e premte 13 mund të sjellë një sërë avantazhesh. Ekonomike, para së gjithash. Gjërat që mund të bëni në një ditë kur askush nuk do të përballet me një fat të keq, kushton më pak. Më e madhe oferta, më të vogla çmimet. Gjithashtu vlen edhe për udhëtimet. Nëse nuk dilni nga shtëpia trafiku bie dhe bashkë me të dhe rreziku i incidenteve. Dhe si çdo e premte, është fundjava para.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat