E vendosi fotografinë e tij, në ekranin e secilit telefon që ndodhej në dyqan

Ndryshe

E vendosi fotografinë e tij, në ekranin e secilit telefon që ndodhej në dyqan

Më: 14 janar 2017 Në ora: 07:42
Telefonat

Në një dyqan për shitjen e telefonave dhe tabletave në San Paolo të Brazilit, një djalë i ri ka bërë ‘selfie’ me secilën pajisje dhe e ka vendosur fotografinë në “faqen” kryesore.

Adoleshenti ka qeshur dhe ka bërë grimasa derisa është fotografuar, ndërsa më pas e ka lënë edhe imazhin që shihet qartë nëpër ekrane.

Megjithëse nuk është vërejtur nga punonjësit se çfarë është duke bërë, loja tij është kuptuar më vonë kur janë ndezur telefonat nga klientët e interesuar.

“Sikur të gjithë ne që duam të luajmë me pajisjet e shtrenjta, që kurrë nuk do të mund t’i blejmë. Shumë do të kisha dëshirë të veproja njëjtë”, është një koment lidhur me rastin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat