Të burgosurat organizojnë aheng të shfrenuar me alkool dhe kokainë

Ndryshe

Të burgosurat organizojnë aheng të shfrenuar me alkool dhe kokainë

Më: 14 janar 2017 Në ora: 09:21
Pamje nga videoja

Në burgun e grave që ndodhet në Recife të Brazilit, të burgosurat kanë organizuar një aheng ku kanë konsumuar alkool dhe janë droguar.

Gati secila prej tyre ka pasur telefon në duar, gjë që është e ndaluar në ambientet e qendrës ku duhet të kryhet vuajtja e dënimit, derisa në korridor nuk shihet asnjë gardiane.

Të veshura me rrobe që ua zbulojnë shumë trupin, ato kanë vallëzuar me muzikë si dhe kanë bërë ‘selfie’ me njëra-tjetrën.

Për një moment, shihet njëra që konsumon kokainë nga një enë e madhe, për ta dhënë më pas te shoqet e saj, derisa një tjetër tregon ato që duken sikur kanabis i mbështjellë në letër.

“Ky është turpi i Brazilit”, shkruan në përshkrimin e videos, që ka rrjedhur në internet. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat