Qeni i Sharrit e mund ujkun në përleshjen e ashpër në Restelicë të Dragashit

Ndryshe

Qeni i Sharrit e mund ujkun në përleshjen e ashpër në Restelicë të Dragashit

Më: 19 janar 2017 Në ora: 10:33
Qeni i Sharrit

Blegtori dhe pronari i qindra deleve, Abir Doda nga Restelica/ Dragash,  ka postuar fotografitë në facebook, të qenit të tij të racës së Sharrit, i cili para tre ditësh është përleshur ashpër me ujkun dhe ka dalë fitimtar në këtë dyluftim, në zonën bjeshkore, në  periferi të fshatit Restelicë pranë kufirit të Kosovës me Shqipërinë.  

Qeni në dyluftim ka pësuar prerje në qafë nga dhëmbët e ujkut, derisa ky i fundit i kafshuar rëndë nga qeni, e në gjendje të rëndë thuajse para ngordhjes ja ka dalë të ikë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat