Parandaloni mykun me këto masa të thjeshta

Ndryshe

Parandaloni mykun me këto masa të thjeshta

Më: 20 janar 2017 Në ora: 14:51
Ilustrim

-Ajrosni dhe ngrohni periodikisht ambientet tuaja të banimit. Përdorni funksionin e ‘heqjes së lagështirës’ në pajisjet tuaja, si p.sh., tek kondicioneri (shikoni fletën udhëzuese të pajisjes)

-Kujdesuni për të ajrosur veçanërisht vendet me kondensim, si dushin, am¬bientin e gatimit apo dhomat e gjumit. Ato duhen ajrosur dy herë në ditë, nga 20 minuta.

-Vendosini mobiliet me distancë nga muri. Qarkullimi i ajrit pas tyre shmang krijimin e mykut.

-Përdoreni sa më pak tharjen e rrobave në ambientet e brendshme dhe mos e teproni me mbajtjen e luleve natyrale brenda.

-Ambientet pa dritare duhet të pajisen patjetër me ventilim.

-Por edhe në këndet apo pozicionet e thella, shikoni mundësinë e instal¬imit të ventilatorëve. Një ventilator i vogël jep efekt shumë të madh kundër krijimit të mykut.

-Sapo të identifikoni rrjedhje apo kondensime, merrni masa për t’i riparuar apo eliminuar. Nëse ato vazhdojnë, myku, shumë shpejt, do të jetë i pranishëm.

-Mos magazinoni brenda shtëpisë sende që mund të shkaktojnë myk dhe shmangni mbajtjen e kutive direkt në dysheme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat